HomeShëndeti

Ja ku mund t’i gjeni, vitaminat kundër plakjes së lëkurës

Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta por kërkon gjithashtu vitaminat dhe mineralet që merren nga ushqimet.

Roli i Vitaminave për Shëndetin e Lëkurës

Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës. Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë.

Suplementët më të Mirë për Lëkurën

Kolagjeni

Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës. Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado.

Vitamina D

Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës. Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin, kockat e të tjerë. Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.

Vaji i Peshkut

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë. Gjithashtu shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet dhe puçrat.

Lëngu i Kockave

Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen. Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës zbut rrudhat gjithashtu pakëson aknet dhe psoriazën.

Biotina

Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten në ujë. Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën dhe thonjtë. Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq, peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi etj.

Vitamina A

Kjo vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër plakjes.
Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.

Multivitaminat

Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të larmishme vitaminash dhe mineralesh. Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.

Vitamina C

Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues. Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.

Vitamina E

Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit. Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë.


TË NGJASHME