HomeSociale

Ja kur BE pritet të hapë kufijtë me Shqipërinë

Këshilli i BE-së është mbledhur sot për të diskutuar mbi përditësimin e listës së vendeve me të cilat do të lejohen udhëtimet, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Bëhet me dije se Bashkimi Evropian do të mbyllë kufijtë me Shqipërinë deri në fund të korrikut.

Kjo pasi vendi ynë, së bashku me Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Momentalisht shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon vetëm drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Vendimi i parë për hartimin e listës me 15 vende të konsideruara si të sigurta u mor në fund të muajit qershor dhe do të përditësohet me të dhënat më të fundit të vendeve sa i takon ecurisë së pandemisë, çdo dy javë. Ndaj nëse në vendin tonë do të përmirësohet situata, atëherë unioni mund të hapë kufirin vetëm në fillim të muajit gusht.

Përjashtime këtu bëjnë udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME