HomeBotë

Ja kush e pengon Kosovën për antarsim në BE

kosova_flag

Bashkimi Evropian i ka ofruar kosoves perspektiva  evropiane, por kjo perspektivë mbetet deklarative përderisa nuk bëhet hapa konkret në lëvizjet praktike drejt proceseve integruese, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, përcjell Albeu.com.

Labinot Greiçevci, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare tha për Radion Evropa e Lirë, se perspektiva evropiane e kosoves dhe e Ballkanit Perëndimor është premtuar që nga viti 2003, kur është mbajtur Samiti i Selanikut, ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se në rastin e kosoves perspektiva‘ evropiane’ është retorikë e zbrazët nga ana e BE-së, sepse vet traktatet e BE-së nuk krijojnë hapësirë ligjore që Kosova të bëjë progres në anëtarësimin e saj në union, pa u njohur nga të gjitha shtetet antare

Nga 27 shtetet antare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën si shtet, ku bëjnë pjesë Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia. Me këtë veprim, besohet se ato po e pengojnë seriozisht rrugëtimin e kosoves në proceset integruese.

“Nëse bëjmë një analizë të progresit tëkosovesnga viti 2003 deri më tani, në procesin e integrimit evropian e shohim sesa pak progres është arritur në këtë drejtim. Pra, pa pasur njohje nga të gjitha shtetet antare të BE-së, Kosova nuk mund të lëvizë para në proceset e integrimit evropian”, përfundon Greiçevci


TË NGJASHME