Botë

Ja kush pagoi 450 milion Dollarë për pikturën”Salvador Mundi”

Piktura e Jezus Krishtit u shit për shifrën rekord prej 450 milion dollarë në shtëpinë e ankandeve Christie’s.

Gara ishte e vështirë pasi dëshira për të patur “Salvator Mundi” në koleksionin privat të miliarderëve ishte tepër e lartë, por në telefon qëndronte një blerës anonim që dukej i vendosur.

Ai rriti çmimin disa herë derisa askush nuk deklaroi më shumë se 450 milion dollarë, dhe piktura u shit. Por kush qëndronte pas telefonit?

Sipas mediave amerikane piktura u ble nga Departamenti i Artit dhe Kulturës në Abu Dhabi. Por Departamenti në këtë rast ka patur vetëm rolin e ndërmjetësit, raporton Newsbomb.al.

Blerësi i vërtetë është Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman.

Megjithatë piktura do të qëndrojë e ekspozuar në muzeun e Luvrit të Arabisë Saudite.

Por shpenzimet marramendëse të Bin Salman nuk ndalojnë këtu. Vetëm pak ditë pasi shpenzoi 450 milion dollarë për pikturën e famshme, New York Times raporton se Bin Salman është blerësi misterioz i vilës më të shtrenjtë në botë të shitur në vitin 2015.

Vila pranë pallatit të Versajës në Francë , “Chateau Louis XIV”, u bë pronë e Bin Salman për 300 milion dollarë

Related posts

Tmerr në SHBA, një person hap zjarr nga makina, 5 të vdekur

Mila

Burgu në të cilin të gjithë po kërkojnë të futen

Klaudia gotanews

Tronditet Gjermania, dy persona vdesin në një sulm me armë, disa të plagosur

Mila
Na Kontaktoni!