HomeShëndeti

Ja mrekullitë që bën ky vaj për flokët tuaj

Lavanda, e njohur edhe si livando me emrin botanik, Lavandula officinalis, është një bimë shumëvjeçare, e zonës së Mesdheut që rritet më së miri edhe në Shqipëri. Një nga nënproduktet më të vyera të kësaj bime, është vaji esencial i lavandës, i zbuluar plot 2,500 vjet më parë. Ai është jo vetëm vaji më i lashtë esencial në botë, por edhe më i përdoruri.

Vaji esencial i lavandës ndihmon kundër pagjumësisë, dhimbjeve të lindjes, dhimbjeve të kokës pas pirjes së tepruar të alkoolit, bllokimeve të sinozitit dhe depresionit. Lavanda është përdorur tradicionalisht prej shekujsh, pikërisht për shkak të këtyre efekteve qetësuese. Njerëzit që janë në kontakt me vajin esencial të lavandës për të paktën tre minuta, ndihen më të qetë. Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm.

Megjithatë vaji esencial i lavandës ka shumë përdorime të tjera që shkojnë përtej gjumit dhe qetësisë. Ky vaj mund të përdoret edhe për flokët, për rritjen, ushqyerjen dhe zbutjen e tyre.

Përdorimet e vajit esencial të lavandës për flokët:

Kundër rënies

Vaji esencial i lavandës njihet si një kurë shumë e mirë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në zonën e skalpit. Kështu, ai është më i ushqyer dhe flokut rritet më shpejt. Disa prej arsyeve më të përhapura të rënies së flokëve janë: ankthi, pagjumësia dhe stresi.

Eliminon bakteret

Vaji esencial i lavandës ka veti anti-bakteriale, në këtë mënyrë lufton infeksionet e ndryshme të skalpit (këtu përfshihet edhe zbokthi). Vaji esencial qetëson skalpin e acaruar dhe largon papastërtitë.

Zbut flokët

Ky vaj shërben si zbutës shumë i mirë për flokët. Ai u jep lagështinë e nevojshme për t’i bërë fijet më të forta. Lagështira është e nevojshme për qelizat e flokëve, për shëndetin dhe shkëlqimin e tyre.

Vepron kundër yndyrës

Vaji esencial i lavandës ndihmon në mbajtjen nën fre të yndyrës së flokut. Kjo e bën të përshtatshëm për njerëzit që kanë flokë të yndyrshëm. Ky vaj sigurohen që skalpi i kokës të mos jetë as tepër i thatë, as tepër i yndyrshëm. Në kushtet e duhura, floku rritet më shpejt dhe është më i shëndetshëm.

Si ta përdorni vajin esencial të lavandës?

Mënyra më e mirë për ta përdorur këtë vaj është nëpërmjet masazhit. Ai duhet përzier gjithmonë me vaj mbartës siç është ai i arrës së kokosit, vaji i ullirit, kastorit e të tjerë. Masazhi i rregullt i skalpit me vaj esencial lavande do të rrisë flokun tuaj dhe do të zhdukë zbokthin.

Mjaftojnë katër lugë gjelle vaj ulliri dhe pesë pika vaj esencial lavande. Përziejini mirë dhe masazhojeni flokun për 5-8 minuta dhe prisni për rreth një orë. Më pas, lajeni flokun me një shampo bimore të butë. Ju mund të hidhni disa pika vaj esencial edhe në shampon tuaj.

Kujdes!

Vaji esencial i lavandës duhet shmangur nga gratë shtatzëna ose lehonë sepse ka efekt të kundërt, sidomos ndaj tensionit të gjakut dhe gjumit.


TË NGJASHME