HomeLajme

Ja përse ju duhet të ecni të paktën një herë në ditë

Në një botë ku kemi zgjedhje të shumta se ku mund të ushtrojmë fitness, vrapi mbetet gjithmonë alternativa e parë dhe më pak e kushtueshmja. Ecja nuk kërkon ndonjë mjet të rëndësishëm siç kërkohen në palestër.

Ecja ndihmon në trupat dhe mendjet tona pasi i jep atyre mundësinë që të qetësohen nga përditshmëria. Autorja e librit :’A walking Life” shkruan se ecja na ndihmon të kujtojmë se si është të ndihesh i gjallë.

Ecja sjell përfitime në shëndet.

Edhe pse nuk e mendoni si një ushtrim, ecja sjell një sërë ndikimesh në shëndetin tonë. Studimet tregojnë se ecja ul rrezikun për të pasur ndonjë atak kardiak si edhe na mbron nga dementia (humbja e kujtesës).

Ecja përmirëson shëndetin mendor.

Shumë studime thonë që ecja ndikon drejtëpërdrejtë në uljen e ankthit dhe depresionit. Vendet që njerëzit zgjedhin për ecje janë parqet, pyjet apo edhe vendet ku lejojet ecja në qytet.

Ecja rrit mundësinë e vitaminës D

Ne të gjithë e kemi të nevojshme që të dalim më shumë. Nëse ecja praktikohet njerëzit përfitojnë pasi do kenë shëndet më të mirë në kocka dhe njëkohësisht do marrin vitamin D.

Ecja tonifikon trupin

Ecja u jep formë pulpave të këmbëve dhe forcon gjunjtë, gjithashtu ngre vithet dhe ul barkun. Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj gjatë ecjes dhe do tonifikoni edhe belin me këtë aktivitet.


TË NGJASHME