HomeLajme

Ja përse të kesh një teze është fat i madh

Nëse mendon se njerëzit duan pa kushte duhet të provoni dashurinë që ju jep tezja.
Ajo është e vetmja që di çdo gjë për ju, që nga emri i mësueses tuaj të kopshtit e deri tek fiksimi juaj i parë. Tezet janë ato që gjejnë gjithmonë kohë për nipërit dhe mbesat e tyre dhe mundohen ti përmbushin dëshirat që ato kanë në mënyrë që ti shohin të lumtur.

Të kesh një teze është fat dhe ne jua tregojmë përse:

Jep këshilla të mira.

Pas prindërve, personi i parë që ju vjen në mendje për të marrë këshilla është tezja. Në rast se druheni për të folur me mamanë tuaj, atë e keni mbështetjen e parë.

Vizitat te ajo konsiderohen si pushime.

Nuk ka gjë më të bukur sesa të shkosh te shtëpia e tezes për vizitë. Ajo do bëjë të pamundurën t’ju presë me gjithë të mirat. Edhe me prindërit kënaqesh kur bën një piknik, por argëtimi në shtëpinë e tezes mund të konsiderohet sikur je me pushime.

Nëse ju i kërkoni një ëmbëlsirë që ju pëlqen shumë, ajo direkt do jua sjellë.

Ajo ju prezanton me gjërat që të rriturit bëjnë.

Kur jeni duke u rritur dëshironi që të provoni gjërat që të rriturit bëjnë. Edhe pse disa jua ndalojnë ti provoni, është tezja ajo e cila do ju japë këshillat e duhura se si ti fitoni këto gjëra me të mirë.

Ajo mendon se ju jeni shumë të mirë.

Tezja gjithmonë mundohet t’ju rrisë vetëbesimin. Prindërit ju kritikojnë më shumë, ndërsa tezja ju përkrah për gjërat që doni të realizoni. Ajo në shumicën e rasteve mundohet t’ju japë kurajo!

Ju bën të ndiheni special.

Tezja ndjen pothuajse të njëjtën dashuri për ju sikurse ndjen mamaja juaj. Ajo është motra e mamasë, pra ndër njerëzit tuaj më të afërt. Tezja ju bën të ndiheni specialë për atë që jeni dhe nuk përpiqet t’ju ndryshojë.

Nëse keni probleme me prindërit ajo ju vjen në ndihmë.

Të gjithë keni ndonjëherë probleme me prindërit, por tezja ju bën të ditur se edhe ata janë të mirë. Kur ju filloni të krijoni inate me ta, tezja mundohet t’ju shpjegojë se prindërit duan të mirën tuaj. Në këtë mënyrë, ajo zgjidh konfliktet tuaja me prindërit.


TË NGJASHME