HomePsikologji

Ja pse disa çifte ngjasojnë me njëri-tjetrin

Ndoshta të gjithëve na ka ndodhur të shohim dy njerëz të martuar të cilët duken më tepër si motër e vëlla sesa si burrë e grua dhe arsyeja e parë që na vjenë në mendje është fakti se ata mund të jenë bashkë për një kohë të gjatë, aq sa mund të kenë marrë hijen e njëri-tjetrit.

Kur ata fillojnë të vishen njëlloj dhe marrin veset e njëri-tjetrit, ne mendojmë se edhe kjo është një gjë shumë këndshme. Por kur karakteristikat e tyre janë aq të ngjashme saqë duken si binjakë?!

Elite Daily raporton se në sajë të një studimi mjekësor, ne e dimë arsyen e kësaj dileme. Dhe përgjigja është: Për shkak se çiftet e martuara mund të ketë gjene të ngjashme mes tyre. Po, pikërisht.

Hulumtuesit në universitetet e Pensilvanisë, Kalifornisë dhe Bostonit kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë gjasa për t’u martuar me dikë me të njëjtën origjinë. Para ditëve tona, udhëtimeve të lira dhe flirtimeve online, njerëzit nuk kishin në të vërtetë ndonjë zgjidhje, përveçse të lidheshin (dhe riprodhoheshin) me njerëzit brenda komunitetit të tyre lokal.

Botuar në PLOS Genetics, studimi gjeti modelin e çifteve të bardha që martoheshin dhe që kanë fëmijë brenda tyre si një zakon i përsëritur me kohën. Me sa duket, njerëzit me prejardhje hebreje, nga Evropa Veriore dhe Jugore kishin më shumë gjasa për t’u martuar me dikë me të njëjtën prejardhje gjenetike si veten e tyre. Për fat të mirë, ata studiuan familjet mbi tre breza dhe zbuluan se kjo tendencë çiftimi me dikë që ndan të njëjtën prejardhje është në rënie me kalimin e kohës.


TË NGJASHME