HomeShëndeti

Ja pse duhet ta perdorni pudrën e bebeve

Pudra e bebeve është përdorur për shekuj me radhë në bukuri dhe gjëra të ndryshme të jetës së përditshme përveç përthithjes së djersës dhe largimit të erës së pakëndshme.

Qetëson lëkurën e acaruar.

Në momentin që lëkura juaj është acaruar, skuqur dhe ju kruhet lyejeni me pudër dhe do të shihni se ajo do të qetësohet shumë shpejtë.

Për largimin e erës së këpucëve ose këmbëve.

Hidhni pak pudër brenda këpucëve për të gjithë natën ose lyeni këmbët dhe era e keqe do të largohet.

Mund ta përdorni si një shampo të thatë kur nuk keni mundësi të laheni.

Spërkasni pak pudër në rrënjën e flokut dhe fërkojini butësisht me mollëzat e gishtave.

Për të qëndruar më gjatë buzëkuqi.

Pasi lyeni buzët vendosni pak pudër sipër tyre përmes një fasoletë dhe më pas vendosni një shtresë tjetër buzëkuqi.

Përpara depilimit vendosni pak pudër në mënyrë që procesi të kryhet në mënyrë të butë dhe pa shumë dhimbje.

Nëse djersini shumë vendosni pak pudër në ato pjesë të trupit. Pudra do të përthith djersën dhe do të lërë një lëkurë të butë dhe të freskët


TË NGJASHME