HomeLifestyle

Ja pse duhet të qeshim

Sa herë që qeshim përmendim shprehjen “E qeshura të zgjat jetën”. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të karakterit të personave që kemi përballë.

Humori mund të përkufizohet si shprehja e qesharakes në një rrethanë të caktuar. Humori përfshin një formë zbavitjeje apo komunikimi njerëzor i cili shkakton:

1.Ndjenja kënaqësie.

2.I bën njerëzit të qeshin ose të ndjehen të lumtur.

Ndjenja e humorit është aftësia për ta përjetuar humorin, një cilësi që çdo njeri e zotëron, megjithëse shtrirja me të cilën një individ do ta gjejë diçka qesharake varet nga bartës, humoristë duke përfshirë, por jo të kufizuar me vendndodhjen, kulturën, pjekurinë, nivelin e arsimimit dhe përmbajtjen.

Popuj dhe kultura të ndryshme kanë humor, që lidhet me mendimin, kulturën dhe gjuhën e këtyre popujve, d.m.th. kanë humor të ndryshëm madje edhe forma të ndryshme se si qeshin.

Ja disa thënie të personaliteteve të njohur për humorin dhe të qeshurën:

-Edward Albee:”Unë kam një ndjenjë të mprehtë të qesharakes, por jo ndjenjë humori.”

-Joseph Addison:”Gazi është si një shkrepje vetëtime, qe shpërthen mes një reje të errët, dhe xixëllon për nje çast; hareja mban një lloj drite-shkëlqimi në mendje, dhe e mbush atë me një qetësi të vazhdueshme dhe të përhershme.”.

-Aristoteli: “Sekreti i humorit është befasia.”

-W. H. Auden: “Mes atyre që pëlqej ose admiroj, nuk mund të gjej emërues të përbashkët, por midis atyre që dua, mundem: të gjithë ata që më bëjnë të qesh.”

Terapia e humorit dhe e qeshura

E qeshura ndikon tek shëndeti psikik dhe fizik. E qeshura ul presionin e gjakut dhe është rehabilitim pas infraktit. E qeshura largon stresin, relakson muskujt dhe vë në qarkullim molekula pozitive si endofrina.

E qeshura ndikon pozitivisht në disa aspekte:

-I bën mirë zemrës

-Forcon marrëdhëniet ndërnjerëzore

-E bën të këndshme kohën gjatë punës

-Çliron stresin

-Ndalon dhe ul dhimbjet fizike

-Lufton depresionin

-Forcon imunitetin njerëzor

-Siguron një gjumë të mirë


TË NGJASHME