HomeShowbiz

Ja pse Ledri lë koncertet

Vula e ka pasur gjithmonë familjen pikën e tij më të dobët dhe mesa duket nevoja për të qenë pranë tyre këto kohë, është më e madhe se kurrë.

Disa ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se Ledri Vula hoqi dorë nga koncertet e tij duke sjellë nga ana tjetër, habinë njëkohësisht dhe mërzitjen e fansave për këtë vendim të papritur të tij.

I ftuar në “E Diell” reperi sqaroi arsyet e këtij vendimi:

“Pa asnjë të keqe, thjesht jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 të tilla” deklaroi ai. Nuk kam qenë asnjë weekend në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë 2 muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t`ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë” ka vijuar ai. Ndër të tjera ai tha se nuk e ka menduar asnjëherë të heqë dorë nga të bërit rap, por vetëm të bëjë pauza herë pas here.

Vula e ka pasur gjithmonë familjen pikën e tij më të dobët dhe mesa duket nevoja për të qenë pranë tyre këto kohë, është më e madhe se kurrë.

Gjithsesi reperi dha një lajm super të mirë.

“Po bëhem gati të kthehem shumë shpejt që t`u kthej fansave të gjithë dashurinë që ata po më japin çdo ditë”- pohoi ai duke qetësuar nga ana tjetër edhe admiruesit e shumtë të muzikës së tij.


TË NGJASHME