HomeShowbiz

Ja pse Meghan Markle nuk iu bashkua diskutimeve të familjes mbretërore, për krizën!

Dukesha e Sussex, Meghan Marke, nuk mori pjesë në samitin e Sandrigham-it, ku u diskutua mbi rolet që do të ketë ajo dhe princ Harry, në të ardhmen. Mendohej se Meghan, e cila ndodhet në Kanada me djalin e saj Archie, nuk iu bashkua diskutimeve pasi ndodhej larg, por mësohet se ka qenë vetë çifti Sussex, që ka marrë këtë vendim, pasi u është dukur e panevojshme.

Meghan, Harry dhe Archie i kaluan pushimet e tyre 6 javore në Kanada, dhe Meghan vetëm njëherë ka ardhur në Londër. Nga ana tjetër, Harry ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë që Meghan Markle dhe princ Harry kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe pas takimit të mbrëmshëm, Mbretëresha bëri një deklaratë publike ku shkruante: “Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje e re. Edhe pse ne do t’i preferonim që ata mbetemi anëtarët që punojnë me kohë të plotë, të Familjes Mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje, ndërsado të mbetet një pjesë e vlerësuar e familjes time”.


TË NGJASHME