HomeUdhëtime

Ja sa është paguar Florjan Binaj për ‘Taken by Albania’

Së fundmi videoja e titulluar “Taken by Albania” është bërë virale, duke tërhequr kështu vëmendjen e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm.
“Të rrëmbehesh nga Shqipëria”, ndër të tjera ka në fokus promovimin e bukurive të Shqipërisë.

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Florjan Binaj është ai i cili i drejton ftesën aktorit me famë botërore Liam Neeson që të vijë të vizitojë Shqipërinë dhe ta shohë atë nga afër.

Së fundmi, Flori dhe nismëtarja Blerina Ago kanë qenë të ftuar në emisionin “Trokit” në  “InTv” prej ku kanë zbuluar disa nga prapaskenat e realizimit të videos.

Mirëpo, teksa po fliste për përfshirjen e tij në fushatë, ai u pyet nga moderatori rreth pagesës, duke i thënë se kishte dëgjuar se kishte marrë 5000 euro.

Lidhur me këtë, Binaj reagoi: “Ty të lumtë goja, por jo. Fushata ka qenë falas!”

 

A e ka menduar përfshirjen e tij në politike duke e dashur kaq shume turizmin dhe politikat rreth tij? Flori ka një përgjigje të prerë, cila është? Ai shton se u surpizua në veri të vendit teksa banorët e mikpritën direkt me kulaç e raki.


TË NGJASHME