HomeLajme

Ja sa kushton diamanti i dytë më i madh në botë për nga madhësia

Shtëpia e njohur e modës LouisVuitton ka përzgjedhur kompaninë HB ta thyejë diamantin prej 1.758 karatë dhe që peshon 350 gramë – që ka madhësinë e topit të tenisit.

Diamanti gjigant Sewolo, i dyti për nga madhësia në botë, do të thyhet në Antverpen ku kompania HB prej tij do të prodhojë stoli të ndryshme, raporton Focus on Belgium.

Sewolo që në gjuhën e Botsvanë do të thotë “gjetje e rrallë”, ishte gjetur në prill të vitit të kaluar në Botsvanë.

Vlerësohet se kushton më shumë se 50 milionë dollarë. Megjithatë ky diamantit do të thyhet dhe do të ndahet në copa të diamanteve të vegjël. E kjo procedurë do të zgjasë disa muaj.


TË NGJASHME