HomeShëndeti

Ja sa orë gjumë të përditshëm na duhen

Shpesh e pyesim veten sa orë gjumë duhet të flemë. Sasia e orëve të gjumit ndryshon nga individi në individ, nga ritmet, zakonet e përditshme etj.

Mesatarisht rekomandohen 7-8 orë gjumë, por ka edhe nga ata që janë të kënaqur me 5 dhe ata që u duhen 10 orë. Të gjithë kanë nevojë për kuotën e tyre personale për të kaluar ditën më mirë.

Duke marë parasysh se çdo gjë ndryshon me moshën. Foshnjat flenë nga 16 deri në 18 orë në ditë, fëmijët deri në 5 vjeç nga 10 në 12 orë dhe ata më të rritur mesatarisht 9 orë.

Mjekët tregojnë se mirëqenia nuk përcaktohet nga orët e gjumit, por nga cilësia e gjumit. Prandaj, të flesh 10 orë nuk është e mjaftueshme nëse në shumicën e këtyre orëve ne mundohemi të flem e gjumi nuk na zë. Më mirë është të flesh pak orë dhe mirë se sa shumë orë dhe keq.

Me pak fjalë, nëse gjithmonë keni menduar se sa orë gjumë të përditshëm na duhen, nuk ka një përgjigje të qartë. Sidoqoftë, duke lexuar këto informacione mund të jenë të dobishme për të përmirësuar cilësinë e gjumit.


TË NGJASHME