HomeShëndeti

Ja sa sheqer nuk e dëmton organizmin tonë!

Sheqeri i shtuar është një nga përbërësit më të dëmshëm të këtyre kohëve. Po flasim për sheqerin që i shtojmë vetë një pijeje apo ato sheqerna që ëmbëlsojnë produkte të ndryshme që blejmë në dyqan. Ai shton kalori  të kota dhe mund të dëmtojë rëndë metabolizmin. Megjithatë, si gjithçka tjetër, edhe sasia e duhur e sheqerit që nuk dëmton, varet nga njeriu. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, sasia maksimale e sheqernave të shtuar që mund të hamë në një ditë është:

Burrat: 150 kalori (37.5 gramë ose 9 lugë çaji).

Gratë: 100 kalori (25 gramë ose 6 lugë çaji).

Për ta kuptuar mirë, një kanaçe Coke ka 140 kalori nga sheqeri ndërsa një çokollatë Snickers normale 120kalori nga sheqeri

Nëse jeni të shëndetshëm, të hollë dhe aktivë, kjo duket sasi e pranueshme. Ju do i digjni këto sasi të vogla sheqer pa pësuar ndonjë dëm. Megjithatë duhet theksuar që nuk kemi nevojë për të  në dietë. Ato nuk luajnë ndonjë rol fiziologjik.

Sa më pak, aq më mirë për shëndetin.


TË NGJASHME