HomeLifestyle

Ja se çfarë festohet çdo 10 Gusht

1. Dita Kombëtare e të ndenjurit

Në botën e mbyllur sot, ne shpesh e gjejmë veten duke dëshiruar një ditë kur nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë.

Asgjë fare. As edhe pjesa më të vogël të punës.

Me fjalë të tjera, ne dëshirojmë shumë për një ditë të “lirë”. E megjithatë, kur e lëmë mënjanë një ditë për të ndenjur dhe mos të bëjmë asgjë, ne që jemi mësua të kemi një ditë të angazhuar e kemi të vështirë të jemi vërtet dembelë – sikur ta kemi të vështirë për të bërë diçka, edhe nëse me të vërtetë nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë.

Le të bëjmë një ditë pushim, të shkëputemi nga çdo punë, rutinë dhe angazhim që mund të kemi. 10 gushti është pikërisht dita për ta bërë këtë.

2. Dita e qenit tuaj

Mund të jetë një lloj sëmundjeje, por disa prej nesh janë çmendurisht në dashuri me qent e tyre. Sot më 10 Gusht, disa festojnë ditën kombëtare të qenit, e cila na inkurajon ti blejmë atyre disa lodra “të pathyeshme” prej $ 25 për të cilat mund të jemi betuar që nuk do ta blinim kurrë, aq më pak për një kafsh shtëpiake. Qentë nuk flasin por në disa momente kur mendojmë se të gjithë na kanë kthyer shpinën dhe duket se askush nuk na do, ata janë gjithmon aty, pranë nesh, duke na hedhur një vështrim sikur duan të thonë “më ke mua”.

Qentë janë të qeshur, miqësor dhe të dashur. Ata nuk mbajnë kurr mëri kur ne i vendosim atyre kapele ose syze dielli. Qentë për fat të mirë rrënojnë çdo ushqim që bie në dysheme. Ata duan vetëm një shtrat të ngrohtë, një ambjent të pastër dhe shëtitjet në park. Sot është dita e tyre. Mundohuni ti kënaqni sadopak miqt tuaj shtëpiak duke i nxjerr shëtitje, duke i blerë një veshje të veçantë, ose duke ju pikturuar thonjtë, pse jo.


TË NGJASHME