HomeShowbiz

Ja se çfarë kërkohet më shumë në Google për seksin

Google është kthyer në platformën më të përdorur nga njerëzit e sidomos gjatë karantinës. Për kërkesat nga më të çuditshmet e deri tek pyetjet për seksin, njerëzit janë kuriozë për shumë gjëra.

Nëse doni të dini se cilat janë pyetjet më të shpeshta që njerëzit kërkojnë në Google, ne j’ua tregojmë më poshtë.

Burrat shqetësohen për madhësinë e penisit

Në 10 pyetje që burrat bëjnë për penisin, 9 prej tyre lidhen me madhësinë. “Si ta bëj penisin më të madh” dhe “Pse penisi im është i vogël” janë disa nga pyetjet më të përhapura. Është interesante se një nga pyetjet më të shpeshta që lidhet me madhësinë është “Sa i madh është penisi im”, mesa duket, Google e di më mirë se i zoti i penisit.

Mungesa e seksit gjatë martesës

“Martesë pa seks” dhe “pakënaqësi me seksin gjatë martesës” janë disa nga pyetjet më të shpeshta.

Gratë shqetësohen për aromën e vaginës

Nëse për burrat është shqetësim madhësia, për gratë është aroma. Në pjesën më të madhe, ato kërkojnë pse vagina e tyre mban aromë si uthull, djathë apo urinë.

Burrat adhurojnë gjoksin

Nuk jemi të sigurt se çfarë presin duke shkruar “E adhuroj gjoksin e të dashurës”, por na vjen mirë gjithsesi.

Po ju cilen pyetje keni kerkuar ne Google?


TË NGJASHME