HomeTeknologji

Ja se si të shikosh Netflix falas!

Nëse nuk ke ende një llogari në Netflix, atëherë mund të shikoni disa nga prodhimet e tij më të njohura falas. Ai ofron mundësinë për të parë disa nga filmat dhe serialet e tij origjinale pa paguar dhe pa u regjistruar.

Deri më tani, filmat dhe serialet që mund t’i shikoni falas janë: Stranger Things, Murder Mystery, Elite, Boss Baby: Back in Business, Bird Box, When They See Us, Love Is Blind, The Two Papes, Our Planet dhe Grace And Frankie.

Por kjo mundësi ofrohet vetëm nëse e hapni platformën në kompjuter dhe në Android, por jo për ata që kanë pajisjet iOS (iPhone, iPad, etj).

Ky vendim është marrë pasi Netflix kërkon të tërheqë shpenzimet e marketingut. Çdo video përmban një reklamë prej 30 sekondash që tregon përmbajtje të tjera në katalogun Netflix, ndërkohë platforma deri më tani e ka mbajtur premtimin për përmbajtje pa reklama për të abonuarit.

Për ta ndjekur falas kliko këtu.


TË NGJASHME