HomeShowbiz

Ja sesi ka nisur rrugëtimi i Morenës si një modele e suksesshme

Dhjetë vite më parë, Morena Taraku u zgjodh “Miss Kosova”, dhe po në të njëjtin vit mori pjesë në “Miss Earth”, duke përfaqësuar shtetin e saj.

Morena Taraku sot merret edhe me muzikë, por fillimet ajo i pati në fushën e modelingut.

Duket se atë periudhë, Morena e kujton me nostalgji, pasi nga aty do të niste rrugëtimi i saj si një modele e suksesshme.

Ka qenë një nga faqet e fansave që së fundmi ka publikuar një fotografi, të një prej prezantimeve më prestigjioze të bukuroshes Taraku në konkurset e bukurisë jashtë vendit.

Duke ndjerë mall për atë kohë, Morena e rishpërndau këtë postim në InstaStory, duke u ndjerë kështu krenare për të kaluarën e saj.

Ajo ka tash e sa kohë që është larguar nga Kosova dhe është shpërngulur në Turqi, ku ka përqendruar të gjitha aktivitetet e saj atje.


TË NGJASHME