HomeLifestyle

Ja shenjat që jeni me njeriun e duhur

Ka thënë se të do, po tani? Kur mendojmë për marrëdhënie, e gjejmë veten duke pyetur: A do të na bëjë të lumtur? A jemi gati të kurorëzojmë një angazhim të tillë me një martesë?

Ja gjashtë pyetje për t’u marrë parasysh përpara se të vendosni:

A ju respektoni?

Respekti është baza e çdo marrëdhënieje, çfarëdo qoftë ajo. Nëse një person nuk respekton vullnetin, dëshirat dhe frikën tuaj, si mund t’ju ndihmojë të rriteni, të jeni një person më i mirë? Ai thjesht do t’ju përdorë. Prandaj, ndaluni një moment dhe shikoni nëse ky person që betohet se ju dashuron, ju respekton juve si një individ, përpara çdo gjëje tjetër.

Nëse do të ishte ekzaktësisht i njëjti si sot, do të vazhdonit me të?

Mund të duket ide e çmendur, por shumë njerëz kanë tendencë të kenë një lidhje me qëllimin për të ndryshuar personin tjetër. Eshtë e qartë se disa gjëra do të ndryshojnë ndërsa futesh në jetën e një personi, por karakteristikat dhe esenca e tyre nuk do të ndryshojnë.

A ju bën juve një person më të mirë?

A ju respekton personi për të cilin po mendoni ndërsa lexoni këtë tekst dhe ju nxit të jeni njeri më i mirë? A ju shtyn të studioni, të kërkoni këshilla për një problem, t’ju dëgjojë, t’ju bëjë më të durueshëm, dashamirëse dhe të qetë, më të mira?

Kur jeni në një lidhje, të dy personat duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin, të jenë në ekuilibër dhe të rriten së bashku, nuk ia vlen të ngelesh me dikë që thjesht thith energjinë dhe vullnetin tënd, i cili të detyron të jesh ajo që nuk je apo nuk do të jesh.


TË NGJASHME