HomeShowbiz

Ja si dukej Jonida Maliqi më parë, vetëm 11-vjeç

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këtë vit 36-vjeçarja do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e ‘Eurovision’ në muajin maj në Izrael.

Së fundmi Maliqi ka publikuar në ‘Instastory’ disa video të 25 viteve më parë, ku dallohet Jonida 11-vjeç, me një fustan ngjyrë blu dhe flokë të shkurtra, duke performuar në një prej koncerteve për fëmijë.

“1994, 25 vite më parë, vetëm 11-vjeç”, ka shkruar Jonida bashkangjitur videove të hershme të saj.

Që prej atëherë këngëtarja nuk i është larguar pasionit më të madh të saj, muzikës. Sot ajo është një nga këngëtaret më të dashura dhe kënga e saj përfaqësuese në ‘Eurovision’, ‘Ktheju tokës’, renditet ndër më të pëlqyerat në të gjithë kompeticionin./ gotanews.tv


TË NGJASHME