HomeShowbiz

Surprizon Xhemi Shehu pa makeup!

Xhemi Shehu njihet si një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar.

Ajo gjithnjë shfaqet e kuruar dhe mosha duket se nuk ka ndikuar fare tek ajo, pasi në shumicën e kohës nuk e ka problem aspak të tregojë sesi duket pa filtrat e Instagramit dhe pa makeup.

Në një selfie të publikuar sot në Instagram, moderatorja ka pozuar siç e ka bërë nëna natyrë.

Xhemi duket sikur i ka zbritur nja 5 vite nga mosha e saj dhe një gjë është e sigurt, duam ta shohim më shpesh kështu!

Jo më larg se të dielën, Xhemi guxoi me një veshje mjaft seksi në “Portokalli”, dhe na tregoi rezultatet e palestrës, ku e shohim të shkojë thuajse çdo ditë. Xhemi i ruan linjat dhe është fanse e madhe e stërvitjes dhe palestrës dhe kjo ishte mënyra e duhur për të na e treguar!

 

 

 

 

 

 

 

 


TË NGJASHME