HomeShowbiz

Ja si e priti bashkëshorti i Afërditës lajmin e shtatëzanisë

Pak ditë më parë, Afërdita Dreshaj tregoi se është në pritje të ëmbël për herë të parë. Ajo dhe Jakub zbuluan për të gjithë se shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali. Kurioziteti i ndjekësve rreth shtatzënisë së këngëtares është i madh, ndaj së fundmi ajo ka vendosur t’ju përgjigjet në “Instastory”.

Ditën e djeshme modelja dhe këngëtarja shqiptare ka hapur një komunikim virtual me fansat dhe ka nisur t’i përgjigjet kureshtjes së tyre në lidhje me shtatzëninë.

Siç shkruan ajo, shtatzënia ishte e planifikuar dhe i bëri të dy shumë të lumtur. Por kur mësoi lajmin, bashkëshorti i Afërditës e kishte të vështirë ta besonte.

“Ai nuk mund ta besonte! Unë po bërtisja dhe i tregova testin, por ai tha: ‘Nuk të besoj’, derisa doktori tha PO” – shkruan Afërdita pas pyetjes së fansave për reagimin e parë të Kindl pasi mësoi lajmin.

Në lidhje me emrin, Afërdita shkruan se kjo do të jetë e vështirë. Deri tani, ata ende nuk e kanë idenë e një emri, kështu që ajo parashikon se kjo pjesë do të jetë problem më vete.

Pyetjet e fansave vazhdojnë më tej në lidhje me lindjen; natyrale apo me operacion cezarian, për palestrën, për të cilën Afërdita shkruan se nuk e ka lënë asnjëherë, por edhe për kafen që konsumon gjatë kësaj periudhe e gjithçka që lidhet tashmë me shëndetin e saj dhe të fëmijës.


TË NGJASHME