HomePolitikë

Ja si e shfaqin mediat e huaja fitoren e mandatit të tretë të Ramës

TIRANA, Shqipëri (AP) – Partia Socialiste e krahut të majtë të Shqipërisë ka siguruar mandatin e saj të tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare, duke fituar vende të mjaftueshme në parlament për të qeverisur vetëm, thanë autoritetet zgjedhore të martën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se me 98% të fletëve të votimit nga votimet e dielën të numëruara, Socialistët e Kryeministrit Edi Rama kishin fituar 49% të votave dhe 74 nga 140 vendet e parlamentit. Po aq vende sa fituan në zgjedhjet e mëparshme.

Partia Demokratike e qendrës së djathtë mori 39% të votave dhe 59 vende në Parlament.

Mijëra mbështetës socialistë u mblodhën në sheshin kryesor Skënderbej të Tiranës për të festuar fitoren, duke sfiduar kufizimet e pandemisë.

Rama iu drejtua turmës teksa valvisnin flamurin kombëtar.

“Ëndrra ime … është ta bëj Shqipërinë në këtë dekadë … kampionen e Ballkanit, në turizëm dhe agroturizëm, në energji dhe bujqësi dhe në shërbime dixhitale të shpejta, cilësore, të pakorruptueshme,” tha ai.

Pjesa më e madhe e fjalimit iu drejtua demokratëve të opozitës, të cilëve ai u kërkoi të bashkohen me “mega projektin kombëtar”.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pranoi humbjen në një fjalim në selinë e tij të partisë, por gjithashtu u zotua të vazhdojë luftën “për demokracinë”, duke akuzuar socialistët për manipulimin e procesit zgjedhor.

“Unë besoja se për shkak të fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do të fitonim dhe do ta kthenim demokracinë në Shqipëri. Kjo nuk ishte e mjaftueshme këtë herë”, tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se rezultatet përfundimtare do të shpallen zyrtarisht të martën. Numërimi do të vazhdojë për kandidatët – ishte hera e parë që votuesit shqiptarë zgjodhën kandidatë individualë përveç partive politike. Mund të duhet një javë për të përfunduar.

Pjesëmarrja ishte pothuajse 48%, pak më e lartë se katër vjet më parë.

Votimi u zhvillua relativisht pa probleme, megjithëse kishte disa probleme me logjistikën dhe pretendimet për fotografimin e fletëve të votimit. Çështja kryesore ishte identifikimi elektronik i votuesve, i cili u aplikua për herë të parë në vend. Nuk funksionoi në 167 nga 5,199 vendvotime të vendit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë përshëndetën teknologjinë e votimit elektronik, por gjithashtu përmendën akuzat për blerjen e votës dhe vdekjen e një mbështetësi politik përpara zgjedhjeve.

Bashkimi Evropian nxiti partitë politike shqiptare të sigurojnë një proces demokratik të numërimit.

“Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojë ndjekjen e axhendës së reformave të vendit me vendosmëri, veçanërisht mbi sundimin e ligjit”, thanë shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell dhe Komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi në një deklaratë.

Rama tha se ai mori urime nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ministri i jashtëm italian Luigi di Maio dhe kryeministri fqinj i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Parlamenti i ri do të mblidhet në shtator për të zgjedhur kabinetin e ri të Ramës. Deri atëherë, ministrat nga kabineti i tij i mëparshëm do të mbajnë portofolet e tyre.

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me BE-në këtë vit.

Burimi: Associated Press


TË NGJASHME