HomePolitikë

Ja si i cilëson Basha protestat për teatrin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se protestat për Teatrit Kombëtar janë si një triumf i parë i rrugës që do e shpëtojë vendin.

Basha shprehet se qëllimi i opozitës është dhënia fund e padrejtësive që shtyp qytetarët shkatërron pronën e tyre dhe i varfëron.

Postimi i Bashës

Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.

Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.
Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME