HomePsikologji

Ja si ndryshon marrëdhënia e një çifti pas martesës

Thuhet shpesh se çiftet e martuara fillojnë të ngjasojnë gjatë viteve. Por a mund ta ndryshojë vërtet martesa personalitetin tuaj? Një studim nga psikologu Justin Lavner dhe kolegët e tij tregon se personalitetet e njerëzve ndryshojnë, në mënyra të parashikueshme, brenda një viti e gjysmë nga fillimi i martesës.

Martesa, natyrisht, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e një personi. Meqenëse çiftet e martuara duhet të gjejnë çdo ditë mënyra për të bashkëjetuar të lumtur, ndoshta nuk është e habitshme që ata do të përjetojnë ndryshime në personalitetin e tyre teksa përshtaten me jetën me një partner. Kjo është hipoteza që Lavner ka testuar.

Për studimin, 169 çifte heteroseksuale u morën në pyetje në tri faza të martesës së tyre, në 6, 12 dhe 18 muaj. Kur studiuesit i analizuan të dhënat pas 18 muajve të martesës, ata gjetën këto ndryshime midis grave dhe burrave:

-Gratë treguan shenja qe ishin bërë më të mbyllura. Ndoshta ky ndryshim pasqyron pranimin e rutinave të martesës.
-Tek burrat ishte rritur ndjeshëm ndërgjegjëshmëria, ndërsa gratë mbetën të njëjta. Studiuesit vunë në dukje se gratë kanë tendencë të kenë më tepër ndërgjegje sesa burrat. Rritja e ndërgjegjshmërisë për burrat ndoshta pasqyron të mësuarit e tyre rëndësinë e të qenurit i besueshëm dhe i përgjegjshëm në një martesë.
-Burrat u bënë më introvertë gjatë vitit të parë të martesës. Studime të tjera kanë treguar se çiftet e martuara kanë tendencë ta kufizojnë rrethin e tyre shoqëror në krahasim me kur ishin beqarë.

 


TË NGJASHME