HomeModa

Ja si të dukemi elegante mbrëmjeve të verës

Tani në verë, e dimë që lloji i preferuar i veshjeve është bluza e shkurtër të cilën mund ta vesh kushdo thjesht mjafton të dini si t’i kombinoni. Me kombinimin e duhur, bluza e shkurtër jo vetëm që s’duket e ekzagjeruar, por të krijon një pamje elegante.

Ja disa ide që mund t’ju ndihmojnë për kombinimin e tyre:

  1. Një bluza e zezë + pantallona lëkure

Një veshje të tillë e kombinoni në shumë mënyra. Në vend të xhinseve, vishni pantallonat tuaja të lëkurës, një rrip dhe një palë taka.

  1. Bluzë e shkurtër + pantallona serioze + xhaketë

Veshjet bazike nuk zhgënjejnë kurrë. Një palë pantallona me bel të lartë dhe një bluzë të shkurtër të ngushtë pas trupit, është veshja perfekte për pasditet e këtyre ditëve.

  1. Bluzë e shkurtër për mbrëmje

Gjeni një detaj festiv në bluzën e radhës dhe përdoreni kur dilni mbrëmjeve. Një palë pantallona të thjeshta dhe jeni gati.

  1. Dantellë mbi dantellë

Kjo bluzë mund t’ju çojë nga plazhi në një darkë elegante. Materiali delikat është perfekt për çdo rast dhe kohë!

  1. Bluzë e shkurtër + xhinse

Xhinset edhe nje bluzë e shkurter me mëngët tyl është perfekte për mbrëmjet e e ngrohta të verës.

  1. Bluzë e shkurtër + pantallona të shkurtra

Një zonjushë me bluzë të shkurtër edhe pantallona të shkurtra do të duket mjaft tërheqëse.


TË NGJASHME