Lajme Lifestyle Moda Shëndeti

Ja si të dukeni e bukur edhe pa grim

Nuk mundeni që çdo ditë të vini grim në fytyrë dhe të dukeni bukur.

Vjen një kohë që lodheni nga truqet që përdorni për të fshehur aknet. Atëherë nëse dëshironi që kjo të përfundojë ju duhet t’i ndiqni metodat se si të dukeni e bukur në mënyrë natyrale.

Parësore është  që ju çdo mëngjes të pini ujë të ngrohtë me lemon.

Nëse i ndjekni këta hapa çdo ditë do të dukeni e bukur pa përdorur grim.

Rregulloni vetullat

Në një fytyrë pa grim, vetullat menjëherë bëhen qendra e vëmendjes. Rregulloni vetullat në atë mënyrë që të shkojnë me formën e fytyrës.

Theksoni sytë

Në mënyrë që sytë e juaj të duken më të mëdhenj dhe të bien në sy, atëherë aplikoni gel transparent në qerpikë. Nëse keni rrathë të zi nën sy, konsideroni mirë gjërat që hani. Shpeshherë rrathët e zi tregojnë për mungesën e vitaminës B në trupin tuaj.

Zbardhoni dhëmbët

Kur keni dhëmbë të bardhë atëherë ndryshon tërësisht buzëqeshja juaj. Pastroni dhëmbët shpesh, sidomos pas konsumimit të kafes dhe verës.

Kujdesuni për flokët

Ruani flokët dhe mos përdorni produkte që ia shkatërrojnë pasi që flokët janë gjysma e bukurisë. Preni shpesh majat e shkatërruara, në mënyrë që flokët të jenë sa më të shëndetshme.

Përdorni krem për diell

Rrezet e diellit shkaktojnë rrudha nën sy dhe mund të shkaktojnë edhe kancer të lëkurë, prandaj sigurohuni që në plazh gjithmonë të keni edhe kremin për diell.

Fokusohuni në lëkurë

Dermatologët besojnë që nuk duhet të lahet fytyra më shumë se dyherë në ditë. Është shumë mirë që fytyrën ta pastroni përpara se të flini.

Flini mjaftueshëm

Gjumi është esencial që të keni lëkurën e pastërt.

Related posts

Sërish tërmet i fortë në Greqi

Klaudia gotanews

Make up-et që do t’ju duhen përgjatë vjeshtës dhe dimrit

Mila

SHBA: Reforma në drejtësi nuk do ndalet

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!