HomeShëndeti

Ja si të humbisni peshë pas të 40-ve

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të lehtë për të shtuar në peshë dhe tepër të vështirë për ta humbur atë. Por mos u shqetësoni ja disa hapa të thjeshtë që ju ndihmojnë të humbisni në peshë pas kësaj moshe.

Hani fruta dhe perime

Gjysma e ushqimit tuaj duhet të jetë e mbushur me perime dhe fruta. Ato ju ngopin dhe ju pengojnë nepsin e tepërt.

Mos hiqni dorë nga mëngjesi

Një mëngjes i shëndetshëm si ai me tërshërë ose bukë me drithëra të plota e fruta, ose vezë frenon dëshirën e tepruar për ushqime jo të shëndetshme mes vakteve.

Më pak ushqim në darkë

Në darkë duhet të hani më pak ushqim. Gjëja më e rëndësishme është ajo çfarë hani dhe jo koha kur e hani.

Gatuani shëndetshëm

Në vend të të skuqurave, zgjidhni gatime që kërkojnë më pak yndyrë.

Jini të vëmendshëm ndaj ushqimit

Duke qenë të përqendruar tek pjata juaj dhe jo tek televizori, truri do të jetë në gjendje të kuptojë kur stomaku është i ngopur.

Larg pijeve të gazuara

Pijet energjike dhe ato të gazuara ju bëjnë të shtoni në peshë dhe rrisin rrezikun e diabetit.

Aktivitet fizik

Dyzet vjeçarët janë tepër të zënë me punë dhe aktivitete familjare. Koha për aktivitet fizik është shumë e kufizuar, por ai është shumë i rëndësishëm për peshën dhe shëndetin.

Merreni stresin lehtë

Stresi ju shtyn drejt zgjedhjeve të gabuara. Ecni, lexoni, praktikoni frymëmarrjen e thellë kundër stresit dhe mbi të gjitha tregohuni të butë me veten.

Flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit jo vetëm që ndikon në mirëqenien mendore, por edhe ju bën të shtoni në peshë.

Kujdes me tiroiden

Problemet me tiroiden janë shumë të përhapura në këtë periudhë të jetës. Problemet me të jo vetëm që pengojnë rënien në peshë por edhe shkaktojnë depresion, lodhje dhe dhimbje kyçesh.


TË NGJASHME