HomeShëndeti

Ja si të largojmë puçrrat nga lëkura e kokës

Me ndryshimin e kohës edhe lëkura ndryshon duke reaguar sipas temperaturave. Alergjia e lëkurës skuqet edhe puçrrat janë të zakonshme gjatë kësaj periudhe. Për të mos pasur këto probleme duhet të kuptoni saktësisht se çfarë po ju bën dëm.

Ata që janë të ndjeshëm ndaj puçrrave, duhet ta dinë se ndonjëherë puçrrat nuk dalin vetëm në fytyrë dhe qafë, por mund të dalin edhe në lëkurën e kokës. Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të shpëtuar prej tyre, këtu janë disa zgjidhje të lehta që mund ti bëni në shtëpi.

  1. Vaji kokosit!

Vaji i arrës së kokosit përmban veti anti-inflamatore dhe antimikrobike. Si i tillë, mund t’ju ofrojë lehtësim të madh për lëkurën e kokës. Aplikoni disa pika duke e masazhuar në lëkurë edhe e lini të qëndroj për disa orë. Shpëlajeni duke përdorur një shampo të butë,e cila është rekomanduar nga dermatologu juaj. Bëjeni këtë të paktën dy herë në javë.

  1. Aloe vera!

Ashtu si vaji i kokosit edhe aloe vera gjithashtu ka veti anti-puçrra, anti-inflamatore dhe shëruese që mund të ofrojnë lehtësim të jashtëzakonshëm nga skuqja. Thjesht aplikoni xhel drejtpërdrejt në lëkurën e kokës dhe lajeni atë me ujë të ftohtë pas 40 minutash. Përsëriteni çdo ditë.

  1. Vaj nga pema e çajit!

Vaji i pemës së çajit është gjithashtu i pasur me veti anti-inflamatore dhe si i tillë, mund t’ju ndihmojë të heqni qafe puçrrat. Gjithashtu ka disa veti anti-mikrobike, të cilat mund të luftojnë mikrobet që shkaktojnë aknet. Thjesht lani flokët dhe pastaj shtoni disa pika vaji aplikojeni atë përgjatë flokëve, dhe më pas shpëlajeni. Përdoreni këtë tri herë në javë.


TË NGJASHME