HomeShëndeti

Ja si t’i mbajm thonjët e shëndetshëm në kushte shtëpie

Mos u shqetësoni për thonjtë tuaj, dhe për mungesën në seancat tuaja rutinore të manikyrit gjatë kohës që jeni në shtëpi. Ju mund t’i mbani thonjtë dhe kutikulat tuaja të shëndetshme dhe të buta me një teknikë të thjeshtë: manikyr me vaj të nxehtë.

Mendoni se çfarë është dhe si mund të përgatiteni për të në shtëpi. Më poshtë do ju tregojmë si ta përgatisni këtë në shtëpi.

Është një nga trajtimet më të mira për kujdesin e thonjve, manikyri me vaj të nxehtë është shumë efektive për ata që kanë thonj ose kutikula të dëmtuara. Për ta përgatitur këtë në shtëpi, do t’ju duhet të përzieni vajin e lulediellit dhe kastorit, së bashku me vaj bajame, vaj ulliri dhe vaji i pemës së çajit.

Metoda:

Për të filluar, përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosini në një tas, të cilin më pas mund t’a ngrohni në mikrovalë për rreth 30 sekonda. Pasi të siguroheni që vaji të mos jetë shumë i nxehtë, zhytni thonjtë tuaj në tas. Nëse vaji është bërë plotësisht i ftohtë, mund ta ngrohni përsëri për 10 ose 12 sekonda, dhe më pas të vendosni sërish thonjët tuaj.

Pas kësaj, nxirrni duart tuaja jashtë dhe masazhoni butësisht vajin në pjesën e prapme të duarve, në kyçet e dorës dhe gjithashtu pëllëmbët. Pasi të keni mbaruar, mund t’i lani duart me ujë dhe t’i fshini me një peshqir të butë dhe të pastër. Ju mund ta bëni këtë ritual dy herë në javë për rezultate më të mira. Gjithashtu mos harroni të përfundoni seancën me një aplikim të nje kremi dore.

Përfitimet:

  • Bërja e kësaj mund të parandalojë që lëkura juaj të plaket para kohe.
  • Gjithashtu masazhi me vaj mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, duke i bërë thonjtë dhe kutikulat tuaja të forta.
  • Në këtë proces, ai gjithashtu largon lëkurën e thatë.
  • Thonjtë ka të ngjarë të duken më të pastra; ato gjithashtu mund të rriten më shpejt dhe më të shëndetshme.

TË NGJASHME