HomeShowbiz

Ja si u veshën vipat në tapetin e kuq të “GQ Men Of The Year Awards”

Victoria Beckham, Kylie Minogue, Nicole Kidman dhe Rita Ora kryesuan listën e të veshurave më me stil në tapetin e kuq të “GQ Men Of The Year Awards 2019”.

Ndërsa Victoria na mahniti me një kostum elegant të bardhë, Kylie dhe Nicole i bënë të ftuarit të kthenin kokat për të parë fustanet e tyre që arrinin deri në tapetin e kuq.

Nga ana tjetër Rita Ora kishte veshur me dantella të zeza, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.

I pranishëm në event ishte dhe Isaac Carew, ish-partneri i Dua Lipës, i cili dukej mjaft elegant me kostum dhe papion:

Për më tepër detaje sesi u veshën yjet në “GQ Men Of The Year Awards”, shihni fotot e mëposhtme.


TË NGJASHME