HomePolitikë

“Jam e gatshme t’i përgjigjem jo vetëm SPAK, por edhe atij personalisht”/ Padia e presidentit Meta, reagon ministrja Etilda Gjonaj

Pasi presidenti Ilir Meta ngriti një padi penale në SPAK, kundër ministres Etilda Gjoni dhe dy vartësve të saj, ka reaguar vetë ministrja, duke u shprehur se është e gatshme për çdo përballje.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Gjonaj shprehu gatishmërinë jo vetëm për tu përballur me SPAK-un, por edhe me vetë presidentin Meta.

Në postimin e saj, Gjonaj komenton edhe situatën e krijuar në vend duke e cilësuar absurde dhe të paprecedent.

Postimi i plotë:


Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim.

Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë!


TË NGJASHME