HomeShowbiz

‘Jam egoist, hakmarrës…’, moderatori i njohur ‘shokon’ fansat

Prezantuesi i “Wake Up” Isli Islami qëndroi deri vonë mbrëmjen e djeshme, që t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instagram, në lidhje me çështje të ndryshme.

I pyetur nga dikush nëse mendon se është njeri egoist, Isli Islami vendosi t’u shtinte frikën të gjithëve duke thënë se jo vetëm është egoist, por ka edhe një sërë cilësish të tmerrshme.

“Jam egoist, i ndyrë, njeri i keq, banal, hakmarrës, egocentrik etj. etj.”, shkruajti Isli, “Të gjitha të zezat i kam”.

Sipas Isli Islamit, ai është i bekuar me të gjitha të zezat që mund të ketë një njeri.

Megjithatë, krejt të kundërten tregoi tek pyetja e radhës, se përse ishte “kaq pozitiv”?

“Ka aq shumë njerëz negativë vërdallë sa nuk kishte më vend.
Thashë po bëhem njeri pozitiv. Të falenderoj” u përgjigj Isli.

Isli gjithashtu hodhi poshtë një nga legjendat urbane të momentit, që thotë se ai është djali për shtëpi që gjithë vjehrrat do ta donin.

“Largoni vjehrrat nga ky story: jo”, iu përgjigj Isli ndjekësit që e pyeti nëse di apo jo të gatuajë.

Dhe, gjithashtu zbuloi se nuk para shpenzon shumë për veshjet, edhe pse ndonjëherë pendohet rrugës për rrobat e sapoblera.


TË NGJASHME