HomeShowbiz

“Jam më e mirë se…”, Ilda Bejleri ka dy fjalë për ish-in

Kohë më parë qarkulloi në media lajmi se moderatorja shqiptare Ilda Bejleri, është në një lidhje dashurie me ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu. Por ndonëse ata nuk e pranuan kurrë publikisht diçka të tillë, mediat shkruanin se ndarjet dhe ribashkimet mes tyre kanë qenë të shumta.

Pas ndarjes, Ilda vazhdoi me jetën e saj dhe vazhdimisht në rrjetet sociale bukuroshja ka publikuar foto dhe video që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, Ilda ka publikuar një foto ku shihet me pushime në Turqi, bashkangjitur së cilës ka shkruar: Unë jam më e mirë se ishi yt, dhe më e mirë se tjera në radhë.

Ka qenë ky shkrim nga ana e moderatores, dhe fansat e saj kanë aluduar menjëherë se kjo mund t’i drejtohet ish-deputetit.


TË NGJASHME