HomeShowbiz

James Corden nuk i jep vetë makinës

“Carpool Karaoke” prej vitesh paska fshehur një sekret dhe njerëzit e kanë zbuluar së fundmi.

Ata kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale një video ku tregojnë se në fakt James nuk i jep makinës, por ajo tërhiqet nga dikush tjetër, të cilin kamera sigurohet që të mos e kapë.

Kjo gjë ka ndodhur teksa, James po xhironte emisionin dhe të ftuar kishte Justin Bieber-in.

Menjëherë në rrjet kanë shpërthyer komentet dhe njerëzit shprehen të zhgënjyer.

Në fokus të këtij emisioni janë personazhet e njohur, të cilët futen në një makinë dhe prezantuesi James Corden, organizon aty intervistën apo lojëra të ndryshme, dhe ndoshta për sigurinë e tyre (pasi shoferi gjatë lojrave mund të shpërqëndrohet) është gjetur kjo zgjidhje.


TË NGJASHME