HomeSport

James Rodriguez jashtë planeve të Zidane, kolumbiani drejt Italisë

Vitet e fundit në Serie A dominimi i Juventus, ka qenë i padisponueshëm dhe Napoli synon ta thyejë hegjemoninë e bardhezinjve. Për këtë sezon, Napoli ka një projekt konkret për të thyer Juventusin apo ndonjë ekip tjetër që pretendon fitimin e Serie A.

Për këtë arsye italianët, janë vënë në kërkim të lojtarëve që do të shërbenin për të përforëcuar ekipin. James Rodriguez, lojtari i Real Madrid, është kthyer në Spanjë pas aventurës te Bayern Munchen, por largimi i tij është afër. Bayern Munchen e ktheu te Reali, por lojtari nuk është pjesë e planeve të teknikun Zidane dhe largimi i tij, është i pashmangshëm.

Kjo ka bërë që James Rodriuez të shikojë për një ekip të ri dhe cilësor. Ai është tërhequr nga projekti por dhe marrëdhëniet e mira me Anchelotin ka bërë që kolumbiani të afrohet me Napolin.


TË NGJASHME