HomeShowbiz

Janë bashkë? Kiara Tito flet për marrëdhënien me Butrintin

Moderatorja Kiara Tito, ditëve të fundit ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të publikimit të disa fotove me këngëtarin Butrint Imerin. E ftuar pasditen e djeshme te ‘Rudina’, Kiara ka sqaruar domethënien e këtyre fotove.

‘Fotot janë bërë gjatë xhirimeve të klipit të Butrintit që do të dalë së shpejti dhe mbetet një surprizë dhe nuk mund të zbuloj më shumë. Vetëm kaq mund të them për momentin, është një surprizë e bukur që mbetet ta shihni sepse do të dalë së shpejti. Unë jam modele në atë videoklip. Edhe fakti që unë kam marrë pjesë tek klipi i tij nuk do të thotë që mund të kemi një raport më shumë se sa miqësor me njëri-tjetrin. Ne menduam të sjellim diçka të bukur për fansat, por mes nesh nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi’, tha Tito.

Ndërkohë që Butrinti ka zbuluar më në fund se ky klip do të publikohet të premten në orën 14:00.

Se dimë nëse do të ketë skena eksplicite, por Butrinti në posterin e publikuar ka vendosur logon “parenatal advisory explicit content” që paralajmëron të mos shihet pa praninë e prindërve.


TË NGJASHME