HomeShowbiz

Janë larguar nga Klani? Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka bashkojnë forcat për një super projekt

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë një ndër dyshet më të suksesshme dhe më jetëgjata të ekranit shqiptar. Ato kanë bashkëpunuar për 20 vite me njëra-tjetrën për spektakle nga më të ndryshmet si “Dance With me”, “Në Kurthin e Piter Pan”, “X factor” e shumë të tjerë.

Por mësohet se dyshes i është besuar drejtimi artistik i Festivalit të 58-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Grabocka do jetë edhe në rolin e regjisores, ndaj ky konsiderohet si një rikthim i saji në Festival, ndërsa Alketa Vejsiu do të vijë për herë të parë edhe në rolin e moderatores.

Ndonëse ende nuk janë konfirmuar detajet, dyshja do të vazhdojnë me produksione të reja në ‘Tv Klan’, nga muaji shtator e deri në fund të sezonit televiziv.


TË NGJASHME