HomeSport

Java e fundit e Superiores, FSHF ndryshon sërish oraret

Këtë të enjte, zhvillohen ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë Superiore. Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur të ndryshojë sërish oraret e këtyre ndeshjeve. Partizani tashmë është shpallur kampion, ndërkohë që pritet të vendosen vetëm skuadrat që do të marrin pjesë në kupat e Europës, si dhe ekipet që do të bien në Kategorinë e Parë. Në javën e 36-të, Sektori i Garave, ka vendosur të ndryshojë orarin duke afruar me 30 minuta startin e ndeshjeve. Kështu pra, ndeshjet nuk do të startojnë më në orën 16:30, por do të fillojnë në 16:00.


TË NGJASHME