HomeSociale

Javën e ardhshme, fundi i motit të ngrohtë

Me kalimin e kohës, motit të ngrohtë që po mbizotëron këtë vjeshtë po i vjen fundi.

Siç njofton Shërbimi Meterologjik Europian, javën e ardhshme vjen vala e ajrit të ftohtë nga Arktiku që do të çojë në ndryshime të motit dhe temperatura të ulëta.

Parashikohet që vala e pritshme e të ftohtit të trokasë të martën e ardhshme, kur frontet e ngrohta mbi Evropën verilindore do të dobësohen.

Në të njëjtën kohë, një front i ftohtë do të formohet mbi rajonin e Arktikut që do të shkojë drejt Skandinavisë.

E ndërsa kalon nëpër Skandinavi, frontet e ftohta do të zhvillohen dhe forcohen duke lëvizur në drejtimin e Evropës Lindore. Më pas ky front do të drejtohet drejt Mesdheut verior dhe gadishullit të Ballkanit.

Dhe kjo do shfaqet të premten e ardhshme në rajonin tonë. Me gjasë, siç parashikohet, do shfaqen dhe reshjet e para të dëborës në lartësitë e maleve.


TË NGJASHME