HomeShowbiz

“Javës tjetër do jesh zonja Berisha”/ Armina tregon nëse do ta marrë mbiemrin e burrit

Të dielën e kësaj jave Armina Mevlani i jep fund beqarisë dhe kurorëzon në martesë dasmën me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin. Në fund të puntatës së djeshme në “Goca dhe Gra” moderatoret ngacmuan kolegen e tyre në lidhje me dasmën dhe Armina u shpreh se është shumë e emocionuar por që do të flasë në vijim më shumë.

Në bisedën e tyre, Dalina i tha Arminës: “Javës tjetër do jesh si zonja Berisha, do na vish në studio”, ndërsa Armina u përgjigj duke thënë: “Jo do të vij si zonja Mevlani. Do të vazhdoj të jem zonja Mevlani.” Kështu ajo la të kuptohet se do të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës.

Moderatoret nuk kursyen as batutat tipike shqiptare duke pyetur njëra-tjetrën nëse kanë vendosur se sa lekë do të hedhin në dasmën e Arminës.

“Do hedh që të bie në sy, ose nga zarfi ose nga ajo brenda. Do bëj një zarf të madh dhe ta lë aty, se me para na e kalojnë të tjerët”, u përgjigj Dalina Buzi si e ftuara e vetme nga tre moderatoret e tjera të “Goca dhe Gra”.

Armina tregoi ndër të tjera se pse ka zgjedhur që ceremoninë e dasmës ta zhvillojë në muajin shtator: “Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”


TË NGJASHME