HomeShowbiz

‘Jealous’, Enca Haxhia paralajmëron këngën e re

Enca Haxhia është një ndër këngëtaret më në zë të momentit në Shqipëri, e cila në një kohë fare të shkurtër arriti të fitojë vëmendjen e publikut.

Pak muaj më parë ajo solli një këngë tejet ritmike me këngëtarin e muzikës tallava Muharrem Ahmetin. Kënga e dyshes së famshme u pëlqye nga publiku ndërsa tani këngëtarja ka bërë me dije se po ka gati këngën e saj të radhës, e cila do të jetë solo.

Madje, përmes një postimi në instagram ajo ka bërë me dije edhe titullin e këngës e cila pritet të lancohet së shpejti. “Jealous”, quhet kënga e re që Enca ka paralajmëruar. Zhanri i kësaj kënge nuk është bërë i ditur nga këngëtarja, por marrë në konsideratë faktin që është verë edhe duhen ritme, pa dyshim që kjo këngë do na bëjë të kërcejmë.


TË NGJASHME