HomePolitikë

Jean-Claude Juncker: Jam përpjekur aq sa kam mundur

jean-claude-juncker

Ursula von der Leyen merr zyrtarisht sot postin e Presidentes së Komisionit të BE. Jean-Claude Juncker largohet.

“Nuk po largohem i pikëlluar, as tepër i lumtur, por me ndjenjën se jam përpjekur aq sa kam mundur”, deklaroi Jean-Claude Juncker në fjalimin e tij të fundit para Parlamentit Evropian. Gjatë pesë viteve sa ishte në postin e presidentit të Komisionit të BE, ai ka përjetuar “shkëlqimin dhe hijet” e këtij posti, pranoi vet Juncker. Mbi 20 vite ka qenë ai në skenën politike të BE. Fillimisht si ministër i Financave, pastaj si kryeministër i Luksemburgut, më pas si kryesues i Eurozonës dhe në fund shef i administratës së BE.


TË NGJASHME