HomeTeknologji

Jeff Bezos njofton se muajin tjetër do të udhëtojë në hapësirë me anijen e tij kozmike

Milioneri dhe pronari në ikje i “Amazon”, Jeff Bezos, ka njoftuar sot se muajin e ardhshëm do të udhëtojë drejt hapësirës bashkë me vëllain e tij në anijen kozmike “Blue Origin”.

Bezos, i cili ka themeluar vetë “Blue Origin” në vitin 2000, do të udhëtojë me vëllain Mark dhe fituesit nga ankandi online për një udhëtim drejt hapësirës.

Nisja do të bëhet me 20 Korrik teksa misionin e kanë emëruar “New Shepard” në nder të stronautit të parë amerikanë që udhëtoi drejt hapësirës para 60 vitesh.

Ky udhëtim do të shënjojë një hap të madh për ata që duan të udhëtojnë në hapësirë nëpërmjet industrisë së titulluar “Space tourism/ turizmi hapësinor”.

Në një video të shkurtër të postuar në Instagram, Bezos shprehet se qëkur ishte 5 vjeç ka ëndërruar për këtë udhëtim.

Kujtojmë që sipas njoftimit të “Blue Origin” shifra më e lartë e paguar në ankand për një sedilje drejt hapësirës është 2.3 milionë dollarë.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME