HomeShowbiz

Jeff Bezos u bë goxha më i pasur për punë minutash

Jeff Bezos, themeluesi dhe CEO i Amazon, rrënjosi edhe më tej pozicionin e tij si njeriu më i pasur në botë. Amazon raportoi fitime gjatë sezonit të festave që i tejkaluan parashikimet.

Të enjten, kompania raportoi se fitimet dhe të ardhurat e tremujorit u rritën me dy shifra dhe tejkaluan pritshmëritë e analistëve. Ky raportim rriti vlerën e aksioneve me 12% dhe i shtoi për punë 15 minutash, 12.8 miliardë dollarë pasurisë së Jeff Bezos. Që nga ky moment, pasuria e tij vlerësohet me 128.9 miliardë dollarë.

Gjatë muajve të fundit, Bezos dhe Bill Gates e kanë këmbyer me rradhë vendin e njeriut më të pasur në botë. Sidoqoftë, nëse vlera e aksioneve nuk bie deri në fund të të premtes, Bezos do të jetë goxha më i pasur se Bill Gates (pasuri me vlerë 110.8 miliardë dollarë) dhe Bernard Arnault (pasuri me vlerë 105.2 miliardë dollarë). Gjithashtu, vlera e tregut të Amazon u shtua 90 miliardë dollarë, duke u bërë kështu, kompani 1 trilion dollarëshee.

Fitimet e jashtëzakonshme të Amazon janë rrjedhim i shitjeve gjatë sezonit të festave që u shtuan prej dërgesës së përshpejtuar një ditore.

Burimi: Forbes, Bloomberg


TË NGJASHME