HomeLajme

“Jelekët e verdhë” djegin sportelet, kaos me qarkullimin në autostrada

Protestuesit francezë të njohur si “jelekët e verdhë” pushtuan kabinat e pagesës së tarifave të autostradave, duke u vendosur zjarrin një numri të madh të tyre dhe shkaktuar kaos në transportin në disa pjesë të vendit, vetëm pak ditë para pushimeve të Krishtlindjeve.

Operatori më i madh francez i trafikut rrugor, Vinci Autoroutes, tha se në rrjetin e saj ka pasur demonstrata në rreth 40 vende dhe se disa kryqëzime autostradash ishin dëmtuar, veçanërisht në qytetet turistike si Avignon, Orange, Perpignan dhe Agde.

Protestuesit vendosën zjarr brenda natës në stacionin e taksave Bandol, duke detyruar mbylljen e autostradës A50 midis Marseillës dhe Toulonit, tha Vinci, rrjeti i të cilit është kryesisht në Francën jugore dhe perëndimore. Stacioni Manosque u dogj gjithashtu. Rreth 20 vetë u arrestuan të martën pas flakëve, ndërsa katër të tjerë mbetën në paraburgim pas zjarreve të shtunën.

“Shoferët duhet të bëjnë kujdesin më të madh teksa afrohen në portat me pagesë dhe pragjet e qasjes në autostradë, për shkak të pranisë së këmbësorëve të shumtë”, tha Vinci në një deklaratë.

Protestuesit e “jelekët e verdhë”, të quajtur kështu sepse veshin jelekët fluoreshente që duhet të mbajnë në makinat e tyre, kanë bllokuar rrugët dhe rrethrrotullimet në të gjithë Francën, që nga mesi i nëntorit.

Demonstratat filluan si një protestë kundër rritjes së taksave të karburantit, por u përhapën në një reagim më të gjerë kundër politikave liberale ekonomike të presidentit francez Emmanuel Macron.

Protestuesit dolën në rrugët e Parisit dhe qytete të tjera të shtunën, në një fundjavë të pestë të demonstratave, ndonëse ato ishin dukshëm më të vogla se në javët e mëparshme pasi Macron njoftoi lëshimet në taksa dhe rritje pagash./tch


TË NGJASHME