HomeShowbiz

“Jemi 10 milionë shqiptarë”, Adrola Dushi pranë të prekurve nga tërmetet

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, këto ditë ka qenë aktive në rrjete sociale, kështu duke dhënë kontributin e saj për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

“Ju lutemi të ndihmojmë Shqipërinë në këtë krize shkatërruese. Tre donacionet më të larta do të kenë mundësinë të takohen me familjët në nevojë dhe të jenë pjesë e procesit e vendimarrjes së bashku me Xhesika Berberin dhe Adrola Dushin. Ndihma juaj do të jetë inkurajuese për të gjithë! Ne nuk mund të presim për t’i ofruar atyre në nevojë komfortin që ju nevojitet. Kjo fatkeqësi Nuk mund të anashkalohet”.

“Jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë mund të bëjmë ndryshim, bashk mund të bëjmë mrekullira, bashkë çdo gjë është e mundur. Çdo dhurim shton një buzëqeshje dhe zbut një dhimbje. Më shumë se çdo ditë dua të jemi të gjithë bashkë. Ky është momenti”, ka shkruar modelja Adrola Dushi


TË NGJASHME