HomePolitikë

“Jemi gati të hyjmë në zgjedhje nesër dhe t’i fitojmë ato”, ja çfarë tha tjetër Basha

basha

“PD-ja dhe opozita, janë gati të hyjnë në zgjedhje nesër dhe t’i fitojnë ato”. Kështu shprehet kryedemokrati Lulzim Basha në një interviste të dhënë për Mapo, ku tregon mes të tjerash çfarë ka ndryshuar nga 30 qershori, cili është plani për të mundësuar votë të lirë e të ndershme dhe rikthimin e të larguarve ne parti.

“Partia Demokratike do të fitojë shumicën e duhur që do t’i mundësojnë qeverisjen e vendit. Të gjitha sondazhet e nxjerrin sot Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend, një fenomen që ka, të paktën, dy dekada që nuk ndodh në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka të bindim edhe elektoratin e pavendosur se PD është alternativa më e mirë për vendin. Dhe për këtë ne kemi hartuar një program ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët gjermanë te CDU dhe në konsultim të gjerë qytetar”- thote Basha, pyetur se sa deputete merr PD nëse bëhen nesër zgjedhjet.

Kryedemokrati sqaron se e kanë tashmë gati platformën antimafia dhe antikorrupsion, me të cilën, çdokush që ka futur duart në pasurinë publike do t’ua ktheje mbrapsht qytetarëve, kemi paraqitur propozimet tona për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Pyetur per rikthimin e te larguarve nga PD, pasi nuk i vuri ne listen e kandidateve per zgjedhjet e vitit 2017, Basha jep këtë përgjigje:

“Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet një parti e hapur, ku cilido që dëshiron të japë kontribut, do t’i mundësohet kjo. Unë nuk kam larguar dhe nuk do të largoj kurrë nga PD asnjë demokrat, asnjë kontributor. Secili prej tyre është aksioner në këtë parti dhe ka përgjegjësi përpara demokratëve të tjerë për të kontribuar në suksesin e Partisë Demokratike. Kam komunikim të vazhdueshëm me themelues të Partisë Demokratike, me ish-drejtues apo ish-deputetë, që vazhdojnë të kontribuojnë në parti përmes këshillave dhe aktivitetit të tyre. Përfitoj nga eksperienca e tyre e çmuar për të bërë të mundur sa më shpejt ndryshimin që e dëshiron çdo shqiptar. Partisë Demokratike po i bashkohen çdo ditë të rinj e të reja të shkolluar brenda dhe jashtë vendit në universitetet më të mira te botës, po i bashkohen me një entuziazëm prekës gjimnazistë që duan të kontribuojnë në ndryshimin e madh që e pret vendin. Në PD kontribuuesit më të mëdhenj janë dhe qëndrestarët e palëkundur dhe idealistë, të cilëve u kemi një borxh të madh mirënjohje”.

Ne fund, Basha zbulon edhe detaje nga vizita qe do te kete ne SHBA. “I gjithë kontakti dhe bashkëpunimi im me faktorin ndërkombëtar, me partnerët tanë strategjikë SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Greqinë, Francën, Holandën, vendet e tjera të BE, kanë një qëllim: t’i japim fund kësaj krize të thellë politike dhe institucionale, t’i japin fund krizës ekonomike dhe sociale për shqiptarët, dhe për të hapur horizontin për Shqipërinë e standardeve europiane”-thote ai.


TË NGJASHME